Lansimi i Arkivit Digjital – EDUARKIVA, bëhet më 15 gusht 2023, nga ora 11:00 në objektin e Arkivit Komunal të Prishtinës

Në emër të Projektit “Arkiva e Sistemit Arsimor Paralel gjatë viteve të nëntëdhjeta në Kosovë, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj një ngjarje për lansimin e platformës “Arkiva Digjitale – Eduarkiva”, e cila aktualisht ka digjitalizuar koleksionin “Zijadin Gashi”, i cili përmban dokumente të rëndësishme të viteve 90-ta, në Kosovë lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip dhe do të mbahet më 15 gusht 2023, nga ora 11:00 në  oobjektin e Arkivit Komunal të Prishtinës.

Ngjarja ka për qëllim të publikoj platformën “eduarkiva.com” si dhe të shpërfaq disa nga dokumentet e digjitalizuar nga koleksioni “Zijadin Gashi”. Dokumentet e digjitalizuara janë dokumente të arkivuara në Arkivin Komunal të Prishtinës. Dokumentet e digjitalizuara përfshijnë, vendime, raporte, informata, aktvendime, ankesa, manuale, kurrikula, etj, të cilat kanë karakterizuar arsimin e viteve 90ta.

Ky është vetëm fillimi i projektit, pasi që projekti tenton të shtrij digjitalizimin nëpër arkivat komunal në të gjitha qytetet e Kosovës e po ashtu edhe në Arkivin Kombëtar.

Qëllimi i digjitalizimit të dokumenteve arkivore arsimore është që t’u shërbej dhe të lehtësoj qasjen për studentë, hulumtues, profesionist dhe të gjithë të tjerët që kanë interes për të njohur të kaluarën e arsimit shqip.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Kulturës – Prishtinë, Drejtoria e Arsimit – Prishtinë, përfaqësues nga Fakulteti Filozofik – UP, përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim, Studentë nga drejtimi i Arkivistikës, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …