Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së për zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga kandidatët tjerë për deputet nga kjo komunë nga radhët e AAK-së, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina, takuan banorët e fshatrave Pataqan i Epërm, Nashpall dhe Pataqan i Ulët.
Në llogarin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
Sonte, në Pataqan të Epërm, Nashpall dhe Pataqan të Ulët, takuam qytetarë të vendosur për të qenë pjesë e vizionit tonë për Kosovën Fituese. Teksa po i afrohemi fundit të takimeve tona elektorale, energjia dhe mbështetja veç po forcohen.
Faleminderit për mikpritjen dhe besimin tuaj!
Me 9 shkurt, të dalim të gjithë dhe ta konfirmojmë rrugën tonë drejt fitores!