Latifi: Urime tokë Dardane 25 vjetori i Çlirimit

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me një postim të tij në facebook ka kujtuar këtë ditë, ai ndër të tjera ka thënë: 12 qershori i vitit 1999, shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në tokën shqiptare dhe fitoren e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të popullit tonë. Më 12 qershor 1999, lëshoi rrënjët liria në truallin e larë me gjakun e kuq, që sot e përgjithmonë t’i kujtojmë përpjekjet dhe qëndresën, luftën e pandërprerë për liri ndër breza, sakrificat dhe flijimet nëpër betejat e përgjakshme anekënd e në çdo pëllëmbë të mijëra luftëtarëve trima, që ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut. U përulemi të rënëve për liri, luftëtarëve e invalidëve, si dhe të gjithë atyre që nuk kursyen as mundin, as djersën e as gjakun për çlirimin e trojeve tona e për mbrojtjen e vendit cep më cep, aty ku shteti serb ushtronte dhunë e terror. Po ashtu, u jemi mirënjohës dhe falënderues përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve anëtare të NATO-s, të cilat u rreshtuan krah nesh dhe të drejtës së shqiptarëve për liri. Urime Dardani për 25-vjetorin e çlirimit! Lavdi përjetë të rënëve për liri! Ka thënë kryetari Latifi.

 

Mund të jetë një imazh i avion

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, znj. Jennifer Ober

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të …