leoni

Lëvizja për Bashkim: Pa një platformë të qartë politike, Kosova nuk ka pse t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë

LB: Marrëdhëniet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohen gjithnjë e më shumë

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, të mbajtur më 23 tetor 2016, u debatua lidhur me situatën politike në vend dhe rajon. LB konstaton se Kosova vazhdon të gjendet në momente vendimtare për të ardhmen e saj. Problemet e pazgjidhura me Serbinë vazhdojnë ta mbajnë peng përparimin e saj në aspektin politik. Zhvillimi ekonomik vazhdon të mbetet sfidë e rëndë për vendin, sfidë e cila kërkon angazhimin e secilit prej nesh. Shqiptarët që kanë mbetur nën administrimin serb, maqedonas e malazias vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Problemet e mbetura me Serbinë, deri në zgjidhjen e tyre, duhet të mbesin në krye të angazhimeve të secilit prej nesh. Në anën tjetër, marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të thellohen gjithnjë e më shumë meqë fuqizimi i këtyre marrëdhënieve e forcon sovranitetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …