Gëzim Kelmendi

LDK dhe PDK nuk firmosin rezolutën ku kërkohet ndalimi i dialogut me Serbinë

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, i cili ka propozuar debatin rreth arrestimit të nënkolonelit Nehat Thaçi nga autoritet e Serbisë, tha se draft-rezoluta e propozuar nuk ka arritur harmonizim. Kuvendi nuk ka arritur që të ketë harmonizim të draft rezolutës, për shkak  të refuzimit të PDK-së dhe LDK-së, për tu pajtuar me pikën që kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, “Nuk e kemi arritur një harmonim të qëndrimeve kryesisht të qëndrimeve që lidhet me ndërprerjen e bisedimeve Kosovë- Serbi. AAK, VV,  Nisma dhe deputeti, Shaip Muja, kemi qenë njëzëri që kjo të jetë pjesë e rezolutës deri në lirimin e Thaçit dhe të gjitha aktakuzave të ushtarëve të c UÇK-së, por këtë nuk e ka mirëprit PDK, LDK dhe unë si propozues, ju njoftoj se nuk kemi rezolutë”, tha Kelmendi.(Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …