LDK e dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kundër cenimit të territorit vendit

LDK e dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kundër cenimit të territorit vendit

Në komunikatën e Grupit Parlamentar të LDK-së thuhet se sot e kemi dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shprehur qëndrimin  institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës. Duke parë gatishmërinë e shumicës së grupeve parlamentare për të mbështetur këtë qëndrim, rezoluta do të aprovohet me mbi 80 vota. Nuk ka mekanizëm politik më të fuqishëm për të shprehur vullnetin e qytetarëve të Kosovës, përmes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur të qytetarëve. Askush nuk duhet të ketë guxim të ndërmarrë hapa që bien në kundërshtim me vullnetin e shumicës dërmuese të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është e obligueshme për të gjithë. Nëse dikush vepron ndryshe, atëherë bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe pasojat kushtetuese dhe politike janë të ditura. Kjo rezolutë do të dërgojë tek miqtë tanë ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar shtetin e Kosovës të arrijë në këtë pikë ku është tani, vullnetin e qartë të qytetarëve të Kosovës se nuk janë të gatshëm të negociojnë për territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, nuk beson që do të hiqen sanksionet e vendosura nga BE-ja

Deputetja e LDK-Së, Rrezarta Krasniqi nuk besojnë që do të hiqen sanksionet e vendosura nga …