LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK-ja konsideron se deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO mbetet shumë punë për të bërë

Lidhja Demokratike e Kosovës,  ka theksuar se mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e Amerikës  dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s, kanë rezultuar në avancimin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Megjithatë, kjo parti e bën të qartë se deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO,  mbetet shumë punë për të bërë. LDK-ja, do të vazhdojë kontributin e saj, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike. Përkushtimi i Kosovës për paqen, stabilitetin dhe parimet demokratike u pasqyrua në mbështetjen e NATO-s ndaj vendit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë falënderuese ndaj shteteve anëtarë të NATO-s që edhe sot, si gjithnjë, na qëndruan pranë dhe me votën e tyre mundësuan avancimin e statusit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …