leoni

Smajl Latifi: Në Brestoc në përvjetorin e 25-të nderuam dëshmorët Alajdin Elshani dhe Xhevat Elshani

Sot, në Brestoc, në përvjetorin e 25-të të rënies, nderuam kujtimin për dëshmorët Alajdin Elshani dhe Xhevat Elshani, që u përjetësuan në luftimet me forcat serbe, më 28 maj 1999, si dhe kujtimin për Selim Berishën, i rënë më 27 maj 1999, pasi u fut në bunkerin e forcave armike. Tashmë dihet se liria duhet ujitur me gjakun e bijave e bijve më të dashur, sepse kështu ka qenë gjithmonë. Mirëpo, flijimet janë dëshmi e përkushtimit e të gatishmërisë, po ashtu dëshmi e pjekurisë dhe e synimit tonë historik. Me veprën dhe rënien e tyre, dëshmorët nderuan pushkët e lirisë, qëllimet dhe idealet për të cilat luftuan dhe u përjetësuan në faqet e ndritura të historisë, Selimi, Xhevati dhe Alajdini si dhe dëshmorët e kombit, kudo që ranë për lirinë e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …