Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari  i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, lidhur me takimin e tyre të fundit ku u diskutua për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Limaj e ka quajtur këtë veprim “puç institucional”, duke akuzuar Kurtin dhe Krasniqin për ndjekje të interesave personale përmes këtij takimi.  Kurti sa ka qenë në Opozitë, thoshte se nga kafenetë  nuk shkarkohet Kuvendi, nga skutat nuk deformohet vullneti i qytetarëve. Ky veprim është puç institucional kur dy njerëz mblidhen atje dhe për kalkulimet e tyre personale marrin vendime për diçka që atyre s’ju takon. Kush janë ata të marrë vendim për ta  shpërndarë parlamentin, ka pyetur  Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i …