Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj pretendon se Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia gjatë kohës që ishte në burg, në Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i është “i rekrutuar nga Serbia”,  gjatë kohës që ishte në burg në Serbi. Kurti edhe pse në pozitën e kryeministrit po ndjek një agjendë ruse që synon largimin e Kosovës nga Amerika dhe NATO-ja. Dihet se Albin  Kurti, edhe para se të shkonte në Serbi, kishte lidhje të ngushta me serbët në Prishtinë. Ai theksoi se historia e tregon sesi Kurti është rekrutuar dhe se veprimet e tij kanë për qëllim të krijojnë një rrezik të madh për Kosovën duke e larguar nga integrimet euro-atlantike. Kurti mbulon veprimet e tij me akte populiste që janë kundër interesave të vendit. Unë po ju them që Albin Kurti është i përpunuar në burg të Serbisë. Të gjitha këto akte i ka mbulesë për të na shkaktuar një rrezik të madh, për të na larguar nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse  ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …