Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

LDK-ja konsideron se Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e ka humbur legjitimitetin

Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka humbur legjitimitetin e saj. Prandaj, kjo parti konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme brenda këtij viti. Deputeti Ismet Beqiri tha se presin edhe nga deputetë të koalicionit, që, sipas tij, janë të pakënaqur me këtë qeveri, ta votojnë mocionin e propozuar nga LDK-ja, e cila  tani i ka nënshkrimet e gatshme, kjo gatishmëri është shprehur edhe nga VV dhe PSD. Tani do të përgatitet edhe teksti i mocionit dhe po mbajmë kontakte edhe me të gjithë ata që janë në koalicionin qeverisës, e që janë të pakënaqur, që t`i bashkohen këtij mocioni dhe të na përkrahin për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Beqiri, për Radio Kosovën. Por, deputetja Time Kadrijaj, nga  AAK-ja, thekson se Qeveria aktuale po tregohet e suksesshme në punën e saj. Madje, ajo shprehet se ky koalicion do ta dërgojë mandatin deri në fund

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …