Sonja Liht: Serbia ka bashkëpunim shumë më të madh ekonomik me Kosovën sesa me Rusinë

Sonja Liht: Serbia ka bashkëpunim shumë më të madh ekonomik me Kosovën sesa me Rusinë

Kryetarja e Fondit të Beogradit për Politikë, Sonja Liht, thotë se Serbia ka bashkëpunim shumë më të madh ekonomik me Kosovën sesa me Rusinë. “Këto janë fakte, kjo mund të verifikohet në shifra”, tha ajo. “Shikojeni si duket bashkëpunimin midis dy odave ekonomike, Kosovës dhe Serbisë. Shikojeni sa është eksporti ynë në Kosovë. Shikojeni se si për biznesmenët tanë, nga fermerët tek ofruesit e shërbimeve, është aq i rëndësishëm tregu i Kosovës”, tha zonja Liht. “Për një gjë, unë pajtohem plotësisht me Aleksandar Vuçiqin, se  është e domosdoshme një marrëveshje historike. Nuk më pëlqen të përdor termin ‘historik’ për shkak se po keqpërdoret tmerrësisht ky term, por ne kemi nevojë për një kontratë shoqërore, e cila do të ishte e një rëndësie historike mes dy popujve, qytetarët e të dy shoqërive, e  cila do të bazohet në domosdoshmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojmë shumë më seriozisht”, tha Liht.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …