leoni

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK kërkon hetim për ndryshimin e Raportit të Auditorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për medie ku e ka dënuar ndërhyrjen në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi shpenzimet qeveritare, duke e cilësuar si “krim institucional”. Përfaqësuesit e LDK-së kanë bërë thirrje që Prokuroria të hetojë urgjentisht rastin. Sipas tyre, ndërhyrja për të ndryshuar raportet e ZKA-së është një precedent i rrezikshëm për demokracinë e Kosovës, duke përfshirë edhe falsifikime në dokumente zyrtare që ishin publike që nga muaji gusht. Berat Rukiqi nga LDK shprehu shqetësimin për shpenzimet e tepruara të Qeverisë për karburante, që sipas tij, kanë arritur mbi 31 milionë euro, trefishi i mesatares së periudhave para ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …