Lekaj: Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë, shoferë keni kujdes përshtatjuni kushteve atmosferike

Lekaj: Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë, shoferë keni kujdes përshtatjuni kushteve atmosferike

Derisa të reshurat e borës nuk po ndalen në pjesën dërmuese të Kosovës, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë thirrje që vozitësit t’u përshtaten kushteve atmosferike dhe të mos dalin pa pajisje dimërore. “Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes, përshtatjuni kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …