Sot shënohet “Dita e Tokës” por edhe këtë vit pa ndonjë aktivitet përshkak të pandemisë të shkaktuar nga virusi korona

“Lëviz për planetin” është parulla e këtij viti për iniciativën Ora për Planetin Tokë, e cila do të mbahet të Shtunën, më 27 Mars, në orën 20:30

“Lëviz për planetin” është parulla e këtij viti për iniciativën Ora për Planetin Tokë, e cila do të mbahet të Shtunën, më 27 Mars, në orën 20:30. Organizata Botërore e Mbrojtjes së Natyrës WWF, fton qytete, qyteza, kompani dhe institucione të bashkohen me këtë iniciativë, e cila njihet prej 14 vitesh si veprimi më i madh vullnetar për mbrojtjen e natyrës në Botë.

Përveç thirrjes së njohur për të fikur ndriçimin publik dhe dekorativ për 60 minuta në qytete, si dhe në shtëpitë tona, WWF fton qytetarët të bashkohen me ngjarjen në zoom që organizojnë gjatë kohës së Orës së Planetit Tokë. Përveç vallëzimit dhe prezantimit të një kënge të shkruar posaçërisht për këtë rast, ngjarja do të shërbejë si një kujtesë se sa është e domosdoshme që të ndërmarrim veprime urgjente dhe të ndryshojmë sjelljen për të zbutur ndryshimet klimatike.Prandaj, kërkoj nga ju me mirësi që të publikoni këtë njoftim i cili është i bashkangjitur në këtë e-mail së bashku me detajet tjera të kësaj dite, duke shpresuar që sa më shumë qytetarë të jenë të informuar për Orën e Planetit Tokë dhe veprimin vullnetarë për mbrojtjen e Natyrës.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …