OVL e UÇK-së në Maqedoni: 16 shkurti i vitit 2001 shënon datën zyrtare të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

OVL e UÇK-së në Maqedoni: 16 shkurti i vitit 2001 shënon datën zyrtare të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Pas shumë reagimeve në opinion, Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare publikisht distancohet nga deklarata e pamenduar mirë e z. Fazli Veliu më 14 mars 2021 në Tetovë, në lidhje me datën e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare  Kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas kalendarit të shoqatës, data oficiale është 16 shkurti i vitit 2001 kur e kemi edhe dëshmorin e parë Muzafer Xhaferi nga fshati Tanushë i Malit të Zi të Shkupit i cili u vra nga forcat policore-ushtarake maqedonase në momentin e kryerjes së detyrave ushtarake dhe jo 14 marsi 2001 sipas deklaratës së z. Fazli Veliu.

Paqja, drejtësia, barazia, bashkëjetesa dhe mirëqenia qytetare, për bazë e kanë definicionin: “Marrëdhënie reciproke, në pozita të barabarta.”

Gjithashtu deklaratat individuale të Artan Grubit dhe bashkëmendimtarëve sipas rekomandimeve nga pala maqedone për pajtim ndër etnik, shoqata i vlerëson si deklarata të shpejtuara dhe pa ndonjë studim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Deri sa kreu i këtij vendi nuk heqin dorë nga karakteri unitar i shtetit, nuk distancohen nga sundimi i padrejtësisë dhe diskriminimit shumë dimensional në baza etnike dhe fetare ndaj shqiptarëve, nëse nuk e kuptojnë që njëmendësia e tyre dhe këto që numëruam janë shkaqet kryesore që sollën deri në kryengritjen e vitit 2001, nëse nuk implementohet jetësimi praktik i kërkesave të dalura nga lufta e lavdishme e UÇK-së, askush dhe asnjëherë nuk e ka të drejtën të del para nënave shqiptare, që të fletë për falje gjaku ose pajtim ndër etnik.

Deklaratat e fundit të disa mediumeve maqedonase, të krerëve të Kishës Ortodokse Maqedone dhe disa institucioneve relevante në këtë shtet, janë dëshmi e mjaftueshme e shprehjes së shovenizmit dhe mendimeve fashizoide që kanë ndaj popullatës shqiptare në RMV.

Pushteti dhe partitë politike, në vend që të merren me pasojat, e udhës është të kërkojnë dhe parandalojnë njëherë e përgjithmonë shkaqet brenda sistemit, të cilat shkaqe janë burimi kryesor i krizës që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Daim Iseni

Kontrolloni gjithashtu

Azgan Haklaj: Kosova Lindore dhe Çamëria janë dy degë të thyera por jo të thara të lisit kombëtar shqiptar

Azgan Haklaj: Kosova Lindore dhe Çamëria janë dy degë të thyera por jo të thara të lisit kombëtar shqiptar

Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të …