Lëvizja për Bashkim në Kastriot, njofton se i ka hyrë garës për zgjedhjet komunale me një optimizëm të madh për fitore në këtë komunë. LB dega në Kastriot, duke qenë iniciuesit dhe hartuesit Ligjit për Obiliqin, janë të bindur se edhe do të jenë zbatuesit më të mirë të këtij ligji. Lëvizja për Bashkim në këtë garë ka hy me Ajet Berishën si kandidat për kryetar dhe me listën e plotë me kandidatë për asamblenë komunale. “Ne jo vetëm që e kemi kandidatin më të mirë dhe më meritor, por në njëjtën kohë e kemi edhe listën me kandidatë më të mirën në Obiliq, andaj fitoren e kemi të sigurt”, deklarojnë në këtë subjekt. Me këtë bindje dhe optimizëm ata edhe kanë bërë prezantimin e listës dhe kandidatit për kryetar në këtë komunë. Sidoqoftë, ajo që vërehej qartazi në këtë prezantim ishte respektimi i masave anticovid gjatë zhvillimit të kësaj ngjarjeje.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …