leoni

“New York Times”: Kur populli i Kosovës kërkonte pavarësi Sali Berisha e kundërshonte atë duke kërkuar vetëm autonomi

Thellohet përçarja në radhët e PD-së, Sali Berisha, nuk kënaqet me marrjen e një pjese, ai kërkon përjashtimin e Bashës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Flamur Noka, i cili ka dalë hapur në krah të liderit të partisë, Sali Berisha pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar, është shprehur sot para gazetarëve se Kuvendi Kombëtar dhe Kongresi i partisë do të mblidhet. Deklarata e Nokës vjen si kundërpërgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili u shpreh ditën e djeshme para gazetarëve se Kuvendi i PD nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane.

“Kuvendi do të mblidhet, dhe jo për të shqyrtuar vendime të SHBA-ve, por do të mblidhet kundër Bashës. Kundër kryetarit të PD që tashmë është në minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën në PD. Është gjithçka një proces, askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund ta ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD.”

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur kërcënime nga ana e kreut të partisë tek anëtarët e PD që të mos marrin pjesë në takimet e Sali Berishës, Noka pohoi se ka pasur shantazhe. Sipas tij, ka organizime për të mos i hapur dyert për Berishën dhe për t’i sabotuar takimet.

“Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues të degëve duke u bërë shantazh për të mos hapur dyert për Berishën, për t’i sabotuar takimet …”

Flamur Noka mbështeti deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Fierit. Lideri historik i demokratëve u shpreh më 21 shtator se pavarësisht se çfarë deklaron Basha, Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet dhe do të vendosë për fatin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …