Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim: Diskriminimi i veteranëve – antikombëtar e antinjerëzor

Të enjten, më 16 qershor 2022, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 9:30, para Qeverisë dhe para Kuvendit të Kosovës, do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve,

invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

LB, e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e UÇK-së, ka vendosur që ta mbështesë protestën dhe do të marrë pjesë aktive në të.

LB është e bindur se këndvështrimi i mbrapshtë që kinse kategoritë e dala nga lufta qenkan barrë për shoqërinë, është antinjerëzor dhe antikombëtar.

Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, të miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, rrëzohet ligji aktual që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale, (edhe ashtu ka qenë pension shumë i vogël, 170 euro), pra nuk do të ketë rritje për këtë kategori ashtu siç parasheh projektligji për pagën minimale.

Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë, të na shndërrohen në kategori sociale!

JO diskriminimit të mëtutjeshëm të luftëtarëve të lirisë!

TË GJITHË në protestë në mbrojtje të njerëzve më meritorë për lirinë që po e gëzojmë, thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …