Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin terrorist kundër qytetarëve të Francës në Paris

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin terrorist kundër qytetarëve të Francës në Paris, ku humbën jetën mbi 150 qytetarë.  Aktet terroriste ku vriten njerëz të pafajshëm janë krime kundër njerëzimit, dhe si të tilla duhen luftuar e dënuar, thuhet në reagim.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes bashkohen në dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmeve terroriste në Paris. Dëshirojmë t’i bashkohemi ngushëllimeve, të bindur se Franca do ta kapërcejë kryelartë edhe këtë dhimbje”, thuhet në reagim.

“Qytetari i Parisit, i cili i ka mësuar botës se ç’është Republika, edhe dje na i dha një mësim të vyer. Gjatë orëve të tmerrit, qytetarët i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të strehuar ata që ishin të traumatizuar, fizikisht a shpirtërisht prej sulmeve. Solidariteti i tyre është një frymëzim dhe shpresë që nuk e lehtëson dhimbjen, por e bën më dinjitoze atë”. ‘Dhimbja për Parisin, ashtu si dhimbja për Bejrutin, e për shumë ngjarje të tjera që kanë paraprirë, duhet përballuar së bashku, politikisht, institucionalisht, por mbi të gjitha së bashku njerëzisht”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …