Liderët politikë të botës islame kanë shprehur neverinë e tyre ndaj sulmit në dy xhamitë në Zelandë të Re

Liderët politikë të botës islame kanë shprehur neverinë e tyre ndaj sulmit në dy xhamitë në Zelandë të Re

Liderët politikë të botës islame  kanë shprehur neverinë e tyre ndaj sulmit në dy xhamitë në Zelandë të Re, me disa prej tyre që kanë cituar islamofobinë në ngritje si përgjegjëse për sulmin që ua mori jetën 49 personave. Derisa qeveritë në Azi dhe Lindje të Mesme po mundohen të marrin vesh se sa prej viktimave janë shtetas të tyre në masakrën e qytetit Kristçurç, është shprehur edhe zemërimi se sulmuesit kanë sulmuar besimtarët në lutjet e xhumasë “Fajin për këto sulme terroriste e ka islamofobinë në ngritje pas sulmeve 11 shtatorit ndaj 1.3 miliard myslimanëve të cilët ishin akuzuar kolektivisht për një akt terrori”, ka deklaruar kryeministri pakistanez, Imran Kan. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka thënë se sulmi ishte kryer qëllimshëm për të demonizuar betejat politike myslimane. Jo vetëm shkelësit, por edhe politikanët dhe mediet i japin zjarr islamofobisë tashmë të përshkallëzuar dhe urrejtjes në Perëndim, që janë po aq përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …