Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhor në Besianë ku ka udhëhequr qysh prej mbarimit të luftës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhor në Besianë ku ka udhëhequr qysh prej mbarimit të luftës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhor në Podujevë, në një nga komunat ku për disa vite radhazi ka udhëhequr kjo parti. Me këtë rast, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do të fitojë më 14 shkurt. “Ne ia lëmë Vetëvendosjes sondazhet dhe ne do t’i marrim votat sepse ne kemi besimin e qytetarëve. E kemi qeverisur Kosovën dhe e kemi qeverisur në mënyrën më të mirë. Kemi pas besimin e qytetarëve dhe ne i besojmë atyre për këtë besim. I falënderojmë edhe për besimin që ia keni dhënë Agim Veliut këtu për kryetar të komunës, e nesër edhe kandidatin tjetër të LDK-së për kryetar komune. Se asnjëri prej nesh s’mund ta sheh Llapin pa e parë një njeri të LDK-së në krye të Podujevës, e një njeri të LDK-së në krye të Kosovës. Ne e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër. Njeri i mençur, i urtë, e që di të komunikojë me qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …