Brickos

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, në fjalën e tij hyrëse ka uruar hapjen e fushatës zyrtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke thënë që kjo fushatë po nis me zërin dhe frymën e çlirimtarëve. “Ne jemi krenar për të kaluarën tonë dhe jam i bindur që fëmijët tanë do jenë krenar me neve dhe kjo krenari brez pas brezi nuk do shuhet kurrë”. “Ne jemi siguria, garancia dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat tona jetësore, kokëlartë për vendin ku jetojmë dhe nuk do lejojmë që t’i ulim kokën këtij vendi”. “Ne luftojmë dhe fitojmë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se Nisma do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Mes brohoritjeve të simpatizantëve dhe kandidatëve për deputet, Limaj ka thënë se partia e tij është simbol i shpresës, lirisë dhe fitores, kjo është brigada 121. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se në kuadër të partisë së tyre do të ofrojnë qeverisje të mirëfilltë dhe të duhur. “Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë”, ka thënë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …