Lidhja e Bletarëve të Kosovës, pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë

Lidhja e Bletarëve të Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë Apimondia, e cila ka konfirmuar se e ka njohur të drejtën e anëtarësimit të LBK-së.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi pati me përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve, ku u bisedua për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe LBK-së rreth këtij anëtarësimi.

Zëvendësministrit Januzi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bletarisë dhe sipas tij kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të Lidhjes së Bletarëve me MBPZHR-në.

Në këtë takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të bletarisë në Republikën e Kosovës  dhe mundësinë e mbështetjes së këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …