Të krijohen kushte më të favorshme për sektorin e industrisë së tekstilit

Në vazhdën e përgatitjes për implementimin sa më të suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në Prishtinë, u mbajt punëtoria e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me mbështetjen e UNDP-së, me temë: “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, – mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për sektorin e industrisë së tekstilit.”

Ministrja Bajrami, në fjalën e saj, theksoi se ky takim është mundësi e mirë që të diskutojmë me bizneset e sektorit të tekstilit për shfrytëzimin sa më të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për rritje të eksportit dhe krijim të vendeve të punës.

Ajo vlerësoi se sektori i tekstilit ka pasur një traditë të konsiderueshme në Kosovë por për shkak të së kaluarës sonë ka pësuar stagnim për disa dekada, mirëpo për fat të mirë tani kemi një trend të mirë të rritjes në këtë industri.

Kjo industri mund të përfitojë shumë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim, sepse produkteve tona u mundësohet qasje e plotë në tregun e BE-së. Ministrja potencoi se”Implementimi i suksesshëm i MSA-së do t’i sjellë dobi të madhe ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës”. Pra për të qenë në gjendje të përfitojmë sa më mirë nga MSA-ja, Kosova duhet të kryej reforma strukturore në shumë fusha, si: rritja e standardeve të cilësisë, respektimi i pronësisë intelektuale dhe industriale, prokurimi publik, politikat e konkurrencës, tregtia, etj, tha ministrja.

Bajrami nënvizoi se do të vazhdohet me kërkesa për donacione tjera për t’i mbështetur ndërmarrjet në përmirësimin e konformitetit të produkteve dhe shërbimeve të tyre duke i përgatitur ato për depërtim në tregjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Në fund ajo shprehu gatishmërinë se kjo tryezë e sotme të jetë bashkëbisedim në mes afaristëve të sektorit të tekstilit dhe panelistëve në mënyrë që në fund të shihet qartë se cilat janë shqetësimet e këtij sektori, dhe që këto tema t’i trajtojmë së bashku jo vetëm në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në mënyrë që të krijojmë kushte më të favorshme në tregun e BE-së për prodhuesit kosovarë që i përkasin kësaj industrie.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …