Fatmir Limaj

Limaj: Biseduam temat aktuale, u informuam nga kryeministri për gjendjen me virus, paketën e rimëkëmbjen ekonomike…

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me temat që janë diskutuar në takim me kryeministrin dhe partnerët e koalicionit qeverisës. Pas përfundimit të takimit, ai ka thënë se kanë diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. “Biseduam temat aktuale në vend. U informuam nga kryeministri për gjendjen me virus paketën e rimëkëmbjen ekonomike, një nga temat kryesore ishte dialogu që Kosova i ka disa ftesa në tavolinë. Këto kanë qenë temat”, ka thënë Limaj. Ai ka deklarua se partnerët janë dakorduar së Kosova në dialog me Serbinë shkon vetëm për njohje reciproke. “Ka qenë dakordim i përbashkët që Kosova të marrë pjesë në dialog dhe rikonfirmimi që heqja e taksës dhe reciprociteti janë bërë për njohje, ne shkojmë në dialog për njohje. Shqetësimi se mund të rrëshqet në dialog teknik është. Kushdo që shkon atje shkon për njohje, koha është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehu ai,

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …