Limaj: Ne nuk kemi ndërruar qëndrimet për demarkacionin

Limaj: Ne nuk kemi ndërruar qëndrimet për demarkacionin

“Çdo qeveri që nuk i përgjigjet sfidave ajo mund të rrëzohet. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrimin për demarkacionin”, ka thënë Fatmir Limaj, kreu i Nismas për Kosovën. Puna e parë që sipas Limajt do të bëj kryeministri i koalicionit PDK, AAK, NISMA, është vënia e komunikimit me Malin e Zi dhe se do të ndodhë një takim mes kryeministrave për të rikonfirmuar se shtetet fqinje nuk kanë pretendime për tokat e njëra – tjetrës. “Jemi miq me Malin e Zi, mirëpo Kosova ka problem me një marrëveshje dhe kjo kërkesë së pari i kërkohet mikut dhe me ta kërkojmë rishikim të marrëveshjes e cila nuk është e kontestuar në tërësi”, ka thënë Limaj. Ai ka thënë se në këtë mirëbesim presin një përgjigje pozitive nga pala malazeze. “Një marrëveshje është e plotëfuqishme kur ratifikohet edhe nga parlamenti i Kosovës”, ka thënë Limaj në “RTK”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha-Shala: Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si simbol për përfitime politike

Ish-deputetja Sala Berisha-Shala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, kryeministri Albin Kurti …