Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Limaj: Platforma e miratuar nga ligjvënësit paraqet unitetin e Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë

Pas miratimit të Platformës për dialog me Serbinë, bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për bisedime, Fatmir Limaj, ka thënë se nga tani e tutje, delegacioni shtetëror udhërrëfyes të vetin në dialog me Serbinë do ta ketë platformën e miratuar në Kuvend. Limaj ka shkruar se platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës përmban parimet mbi bazën e të cilën delegacioni do të hyjë në dialogun e mundshëm me Serbinë. “Ndihem jashtëzakonisht i kënaqur që platforma e miratuar nga ligjvënësit paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj. Kryetari i Nismës ka thënë se tani Kosova e ka pozicionin e vet zyrtar në dialog. Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për objektivat e Kosovës në dialog. “Sa u përket objektivave tona në dialog, ato tanimë janë të njohura; Kosova hyn në dialog për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke, mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe hap perspektivë të qartë euroatlantike për vendin dhe përfundimisht siguron paqe e mirëqenie për këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …