valamobile
MIT
kek
mbpzhr grante
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Lulzim Jashari: Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë dhe të bëjmë pazar me trojet tona
Lulzim Jashari: Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë dhe të bëjmë pazar me trojet tona

Lulzim Jashari: Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë dhe të bëjmë pazar me trojet tona

Në Shkup, ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, sot kryeqytet i një shteti tjetër për shkak të padrejtësive historike që u janë bërë shqiptarëve ndër shekuj, u përkujtua vepra e komandantit legjendar Adem Jashari, në kuadër të ‘Epopesë së UҪK-së’ dhe në nderim të veprës sublime të familjes Jashari. Për këtë qëllim u vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e shkupjanit, Ismet Shabani, bashkëpunëtorit dhe njeriut që qëndroi pranë Adem Jasharit me vite të tëra dhe në shtëpinë e të cilit, Adem Jashari gjithmonë kur kishte nevojë – kishte gjetur strehë të sigurt. Të ftuarve nga Kosova u printe, djali i Adem Jasharit, Lulzimi me bashkëluftëtarë të babait të tij, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Shekip Fazliun e bashkëveprimtarë tjerë nga gjithë tokat Ilire të banuara me shqiptarë.

Në cilësinë e nikoqirit, kryetari i komunës së Qairit në qytetin e Shkupit, Visar Ganiu, në vigjilje të 7 Marsit, në shkollën fillore në Qair që mban emrin e Adem Jasharit, organizoi një ceremoni dhe akademi përkujtimore ku morën pjesë veprimtarë të ftuar nga gjithë tokat ilire. Të pranishmëve iu drejtua Lulëzim Jashari i cili erdhi në Shkup me mesazhe të forta duke goditur rëndë politikat aktuale në Kosovës. Ai tha se “Kush mund të na bashkojë më fuqishëm se ata që atdheun e tyre e kanë pasur më të rëndësishëm se jetën e tyre”. “Dëshmorët nuk janë flijuar që ne të luajmë me kufijtë tanë. Nuk janë flijuar që Kosova të japë tokë të saj. Nuk janë flijuar që ne të bëjmë pazar me trojet tona. Nuk janë flijuar që ne ta bëjmë të pasigurt të ardhmen e brezave”. “Gjatë gjithë historisë ata që kanë humbur luftën, kanë humbur territore. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që fitimtari të jep territor” tha ndër të tjera Lulëzim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Shtetëror i Maturës konstaton se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha

Komisioni Shtetëror i Maturës konstaton se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha

Maturantët e regjionit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që të shtunën i ...