Liria ka Emër’ lanson sonte ‘Orën e Pritjes’ në Skenderaj

Platforma “Liria ka Emër” do të lansojë sonte në Skenderaj “Orën e Pritjes”, një aktivitet që lidhet me mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Aktiviteti do të mbahet në orën 20:30 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të platformës, e cila ka njoftuar qytetarët për vendin dhe kohën e lansimit të “Orës së Pritjes”.

“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se aktiviteti do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari”, duke e kthyer këtë hapësirë në vendin ku sonte do të nisë simbolikisht “Ora e Pritjes”.

Kontrolloni gjithashtu

Uran Ismaili: Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për import të energjisë gjatë qeverisjes Kurti

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit për mënyrën se si …