Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Lista Serbe, e cila e ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Partia e serbëve në Kosova, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.  Në një deklaratë publike  Lista Serbe thotë se këtë vendim do ta marrë pas incidentit që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ku ata shkuan për t’u nënshkruar pas gjashtë muajve mungesë siç bëjnë tash e një kohë dhe u përballën me kundërshti nga deputetët e Vetëvendosjes. Po ashtu, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërprerë seancën, duke thënë se veprimi i tyre përbën keqpërdorim të parasë publike dhe iu drejtua me fjalët “turp të keni”. Përfaqësuesit e Listës Serbe janë të vetmit që përfaqësojnë interesat e popullit serb në Kosovë dhe për këtë jemi gjemb në sy të regjimit të Albin Kurtit, por edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë”, thonë zyrtarë nga Partia e serbëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …