leoni

Vendimi i ZRrE-së që humbjet e energjisë t’u faturohet konsumatoreve e jo KEDS-it, i ka revoltuar qytetarët

Llumnica: Një kilovat, KEDS e blen për 2.95 cent, ndërsa e shet 6.74 cent

Kryetari i sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica ka bërë të ditur se KEDS-si e blen një kilovat energji elektrike në vlerë prej 2 euro e 95 cent ndërsa qytetarëve ua shet 6 euro e 744 cent. Ai ka shtuar më tutje se qeveria po u ndihmon pikërisht oligarkëve, për të cilët ishte shprehur kundër kur ishte në opozitë. “Ne më herët këtë subjekt politik, që tani është në qeveri, e kemi pas me plotë gojën: ‘oligarkët, oligarkët’, por sot po iu ndihmon oligarkëve, por jo edhe prodhimit. Zgjidhja më e mirë do të ishte të kthehet Elektro Kosova aty ku ka qenë, tek KEK-u sepse ne e shohim se KEDS ka shumë shkelje të kontratës dhe ka të drejtë plotësisht t’i shkëputet kjo kontratë në mënyrë që edhe mos të rritet çmimi enormë. Nuk po themi se nuk do të rritet çmimi por jo aq sa nuk e përballojnë qytetarët” ka deklaruar për Ekonomia Online, Nexhat Llumnica.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …