Pas debatit që bënë Isa Mustafa dhe Pal Lekaj në rrjetin social, ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. Ai përmes një postimi u është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve të AAK-së. Haziri ka shkruar se reagimet linçuese e arrogante, po tregojnë se kjo qeveri i ka ditët e fundit. “Me qenë solidar, durues e luftues të padrejtësive, çfarëdo qofshin ato, është vlerë e LDK-së. Por, kurrësesi nuk kemi me qenë ofendues, linçues e cinik sikur të tjerët. Reagimet përmes statusave në rrjete sociale në formë linçimi e arrogance, po tregojnë kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Përndryshe, pse po frikësoheni, nëse jeni në rrugë të drejtë? Pse po zhegiteni palidhje?!”, ka shkruar Haziri.
