Lukas Mandl: Njohja e Kosovës nga Izraeli ka një domethënie të madhe dhe një mesazh të qartë për BE-në

Lukas Mandl: Njohja e Kosovës nga Izraeli ka një domethënie të madhe dhe një mesazh të qartë për vendet anëtare të BE-në

Deputeti i Parlamentit Evropian,austriaku Lukas Mandl, thotë se për të njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit ka një domethënie të madhe. Mandl përmes një reagimi në rrjetin social ka thënë se kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Mandl.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …