Mr. Lulzim A. Beqiri: Pse po reklamohen produktet serbe në Kosovë

Lulzim Beqiri: Manipulimi me të (pa) punësuarit

Punësimi është procesi i angazhimit të një personi në një vend pune të caktuar, ku ata kryejnë detyrat dhe përfundojnë punën në këmbim të një pagese të caktuar. Punësimi mund të jetë në formën e një kontrate të përkohshme ose të përjetshme, dhe mund të përfshijë orar të plotë ose të pjesshëm të punës. Është një mënyrë për të fituar të ardhura dhe për të kontribuar në shoqëri.

Papunësia është gjendja kur një person nuk ka punë dhe është në kërkim të një mundësie pune. Është një problem i rëndë në shumë vende të botës, pasi pengon zhvillimin ekonomik dhe mund të ketë pasoja negative për individët dhe shoqërinë në tërësi.

Sipas ASK-së në tremujorin e tretë të vitit 2022, nga popullsia e përgjithshme e përllogaritur prej 1,773, 971 popullsia e përgjithshme në moshë pune (15 deri 64 vjeç) ishte 1,202,115 persona. 38.9% e personave në moshë pune merrnin pjesë në fuqinë punëtore (ekonomikisht aktivë). Kjo do të thotë se ata ishin ose të punësuar ose të papunë (por aktivë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për punë). Pjesa tjetër prej 61.1% ishin ekonomikisht joaktivë. Personat ekonomikisht joaktivë përfshijnë studentët, amviset, punonjësit e dekurajuar.

Një në pesë (22.6%) femra në moshë pune janë aktive në tregun e punës, krahasuar me tri te pestat (55.8 %) e meshkujve në moshë pune. 

Në mesin e personave në fuqinë punëtore, papunësia është më e lartë për femrat se sa për meshkujt (15.5 % krahasuar me 8.9%). 

Shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 19.1%, krahasuar me 50.8 % për meshkujt.

Nga e gjithë popullsia në moshë pune, 34.7 % ishin të punësuar. Shkalla e punësimit ishte më e lartë për meshkuj se sa për femra: 50.8 % të meshkujve në moshë pune ishin të punësuar krahasuar me 19.1 % të femrave po ashtu në moshë pune. 

Burimi: ASK

Krahasuar me tremujorin paraprak të AFP-së (TM2-2022) në Kosovë, kemi rritje të shkallës së punësimit me 0.5%, ku kemi rritje te meshkujt me 1.3 % derisa te femrat kemi rënie me 0.2 %. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2021) të AFP-së në Kosovë, kemi rritje të shkallës së punësimit me 1.3 %, ku kjo rritje te meshkujt ishte 0.9% përderisa te femrat kemi rritje për 2.0 %.

Sipas tremujorit të tretë të AFP-së 2022 në Kosovë ka pasur 50,693 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 29,390 nga të cilët ishin meshkuj dhe 21,303 femra. 

Burimi: ASK

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2021) të AFP-së në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 6.9%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 6.4% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 8.4%.

Burimi: ASK

Nëse e krahasojmë vitin 2022 me 2019, sipas ASK-së, shihet që numri i të papunësuarve është zvogëluar për mbi 73 mijë, numri i të punësuarve është rritur për rreth 35 mijë, pra më shumë se 35 mijë qytetarë ose kanë ikur në mërgim ose kanë hequr dorë së kërkuari punë, duke krahasuar vitin 2022 me 2020 vërejmë se ka më pak të papunësuar për 69 mijë qytetar, ndërsa janë punësuar mbi 49 mijë qytetarë.

Në vitin 2016 Republika e Kosovës popullsi në moshë pune kishte 1,190,931 qytetar, 11 mijë më shumë se sa në vitin 2022, në vitin 2016 Kosova kishte 347 mijë të punësuar 70 mijë më shumë në vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …