Lulzim Peci

Lulzim Peci: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet, nëse Asociacioni nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet, nëse Asociacioni nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk mund ta shfajësojmë vetën prej përgjegjësisë politike dhe shtetërore që e kemi pasur në bërjen e Asociacionit edhe tash duhet  të  ballafaqohemi me realitetet politike. Vendet e Quint-it ia kanë kumtuar këtë kryeministrit Kurti dhe ai e di. Nëse tash nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese me aq sa kam informacion votimi shtyhet për një vit. Bashkësia ndërkombëtare për dy vjet radhazi ka kërkuar nga Kosova ta krijojë draftin për Asociacionin. “Kur e panë që nuk u bë një gjë e tillë ata e krijuan vet draftin. Sipas tij anëtarësimi në këtë këshill është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të të drejtave të njeriut. “Duhet pasur parasysh, Kosova po anëtarësohet si shtet evropian në institucionin më të vjetër të Evropës, ka thënë Lulzim Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …