Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse për situatën aktuale

Pas dështimit të seancës së 13-të të Kuvendit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen më të mirë për situatën politike aktuale. Abdixhiku ka kritikuar ashpër mënyrën se si po zhvillohen seancat e Kuvendit, duke e krahasuar situatën me një “kasetofon të prishur.” Ai theksoi se propozimi i LDK-së për qeverinë tranzicionale përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve, por theksoi se për këtë është e nevojshme një bashkëpunim dhe dialog politik. Kreu i LDK-së konfirmoi se partia e tij do të marrë pjesë në takimin gjithëpërfshirës që do të thirret nga presidentja Vjosa Osmani, duke e konsideruar këtë ftesë si vazhdimësi të iniciativës së LDK-së për një qeveri që përfshin të gjitha partitë. “Askush nuk e ka shumicën në Kosovë. Ne kemi bërë një propozim të hapur për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, dhe nëse partitë janë të gatshme, ne jemi këtu. Nëse nuk janë të gatshëm, do të vazhdojmë të mblidhemi çdo 48 orë,” tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi për iniciativën e AAK-së: PDK do ta shqyrtojë rastin për Gjykatën Kushtetuese me ekspertizë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për …