Lushi: Intelektualët dhe akademikët e VV-së hiç asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që tani kontributin për komb e atdhe vazhdon ta jep nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Uk Lushi ka kritikuar zgjedhjet që po mbahen në subjektin politikë Vetëvendosje. Ai ka ironizuar me mungesën e garës për postin e të parit të partisë. “Garë e fortë demokratike sot për të zgjedhur kreun e ri të VV-së. Intelektualët dhe akademikët e VV-së hiç asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës. Vazhdojnë të mbêshtesin kultin, ndonëse shkollat dhe doktoratat nuk i kanë kryer as në Kore të Veriut, as në Kinë dhe as në Kubë. Turpi bie mbi intelektualët dhe akademikët e VV-së që po heshtin. VV duhet të këtë qarkullim demokratik edhe në ndërrimin e njeriut të parë ose është klub privat i Albin Kurtit”, ka shkruar ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …