Ymer Ymeri

Ymeri: Në kohën e PAN-it kemi mbajtur grevë tri javore dhe jemi përkrahur nga opozitari i atëhershëm, Albin Kurti

Nënkryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Ymer Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili SBASHK-un e ka quajtur sindikatë të koalicionit PAN ( Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë er Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ). Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ia ka thënë se në kohën e PAN-it kanë mbajtur grevë tri javore, ndërsa janë përkrahur nga opozitari i atëhershëm, Albin Kurti. “SBASHK-u i ka 25 mijë e 300-400 sindikalistë. Këta sindikalistë në kohën kur koalicioni PAN ka qenë në Qeveri e kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj, kanë bërë grevë 3 javë për të drejtën e Ligjit të Pagave, e din opinioni krejt. Në atë kohë kur këta sindikalistë kanë bërë grevë kundër qeverisë Haradinaj për t’i realizuar të drejtat e veta, kryeministri i tanishëm, atëherë në opozitë, Kurti ka qenë gjithmonë krah i këtyre grevistëve dhe e ka përkrah grevën 3 javore që në atë kohë e kanë bërë të njëjtit sindikalistë, që ai sot po i quan si të PAN-it”, ka përkujtuar nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …