Halit Coka

Lutfi Coka: Halit Coka – Dritë lirie

Në kohë të errta, kur nata rëndonte

Kur fjala Liri në heshtje rëndonte,

U ngrit një djalë me shpirtë stuhie

Halit  Coka  – dritë lirie.

 

Si ishte veç  bir i një toke të vet

Por zemër e madhe, për mbar një shtet,

Kur Kosova thirri në dhimbje e zjarr

Ai u përgjegj- si trim legjendar.

 

Të tjerë  luftuan për vendin e tyre

Për nderin, për fisin, për histori gjyshërve,

Por Haliti, me shpirt më të gjërë

U bë mburojë, e një populli të tërë.

 

S’kërkoj lavdi, as emër në gurë

As duartrokitje, as fjalë të bukur,

Veç  lirinë, që të tjerët gëzojnë

Dhe roberinë, gjithmonë shporrojnë.

Në Dukagjin, ku pushka këndonte

Ai si shqiponjë, mbi fusha fluturonte,

Me zemër të ndezue ,me besë në dorë

Për tokën e shenjtë, flamur Arbëror.

 

Pëlumbi e preku, por nuk e mposhti

Se shpirti i tij, mbi vdekje qëndroi,

Ra si trup, por u ngrit në përjetësi

U bë këngë Mali, u bë histori.

 

Sot rron në erë, në fjalë e këngë

Në çdo flamur, që valon me krenë,

Në çdo zemer, që rreh per liri

 Emrit të tij, Halit Coka në përjetësi.

 

Nuk luftoi  për vete, por për të tjerët

Jo për lavdi, por për vlerat  vërtetesi,

Emri i tij,  nuk është veç kujtim

Por dritë që udhëheq, çdo brez ne vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: “Ti mund të dashurosh sërish” një thirrje për ringritje shpirtërore

Albert Z. ZHOLI: “Ti mund të dashurosh sërish” një thirrje për ringritje shpirtërore

Vëllimi poetik “Ti mund të dashurosh sërish” i poetit të mirënjohur Ismail Xhaferi shënon një …