Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Albin Kurti po bën fushatë të pandershme kundër kandidates së LDK-së për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë të hënën se kjo parti në asnjë rrethanë nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai po ashtu  ka adresuar kritika edhe kundër kryetarit të Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin ka thënë se po bën fushatë të pandershme, ndaj kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani. Nuk mundet dhe nuk ka të drejtë Kurti me thanë që Vjosa duhet me u bë kryetare e Kuvendit. Na i kemi thanë jo, sepse Vjosa do të bëhet kryeministre, kryetar i Kuvendit bëhet ai të cilin  e cakton LDK-ja”, ka thënë Haziri. Qytetarët e Kosovës tashmë janë përcaktuar për LDK-në dhe kryeministren e tyre të ardhshme, Vjosa Osmani. Prandaj mos iu besoni atyre që thonë të pavërteta”, potencoi nënkryetari i LDK-së, gjatë një takimi me elektoratin e Degës së II-të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …