Brickos

Lutfi Haziri: Po presim numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës, për të konfirmuar fitoren pa balotazh

Nënkryetari i LDK-së, në Gjilan, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë para mediave se po presin numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës për të konfirmuar komunën e tretë që kalon pa balotazh, duke mos cekur se për cilën komunë e ka fjalën. “Ne po presim edhe numërimin e votave me kusht dhe ato të diasporës për të konfirmuar edhe komunën e tretë që kalon pa balotazh”, tha ai. Haziri tha po ashtu se LDK s’ka marrëveshje koalicioni me asnjë parti për balotazh. “Marrëveshje politike nuk do të ketë me askënd por do të kemi marrëveshje me qytetarët duke përfshirë të gjitha komunat. Vlerësimet për koalicione lokale i bëjnë degët e tona, në nivele lokale mund të ketë kontakte joformale por në këtë nivel nuk kemi bërë ftesë zyrtare për të ndërtuar koalicione me asnjë parti”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …