Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Lutfi Haziri thotë se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje për situatën politike në vend

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përafruar unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politik të partisë, ndërsa deri të shtunën në ora 10 nuk do të shuajë kureshtjen e qytetarëve për kandidatët që do të garojnë për të parin e këtij subjekti. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se pa LDK-në nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje për situatën politike në vend. Tha se po punojnë për mobilizimin e delegatëve të partisë, ku siç tha ai 355 delegatë tashmë veç se kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ai tha se LDK për 514 vota elektorale, ka një kandidatë, gjë që sipas tij, bënë që në këtë subjekt të ketë përfaqësim më të madh sesa në subjektet tjera. I pyetur nëse LDK po dëshiron të bëjë spektakël duke e mbajtur të fshehtë nëse ka apo jo një kandidat konsensual, apo dhe cilët do të jenë kandidatët, Haziri u shpreh se dëshirojnë të punojnë sipas normave dhe rregullave të subjektit. Ai ka komentuar edhe kërkesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar koalicionit PAN për të propozuar mandatarin e ri për kryeministër.Haziri e përsëriti se vendi kërkon zgjedhje dhe, sipas tij, zgjedhjet janë rruga e vetme që garanton legjitimitet dhe institucione të pranuara në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …