Brickos

M. Bislimi: Çdo ditë pranvere na përkujton Komandant Plakun, sepse vepra e tij kurrë s’ do të plaket

Sa herë që vjen pranvera na kujton shumë ngjarje të rënda, të stuhishme të madhërishme, ngjarje kthesash të mëdha për fatin e Kosovës dhe në mënyrë të pamohueshme shkatërrimin e ish Jugosllavisë nga demonstratat e fuqishme shqiptare që tunden themelet e asaj kreatore përfundimisht. Kjo Jugosllavi nuk u ribë më ngase më në fund e vrau edhe me pushkë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndër ato shumë pushkë, pa dyshim ishte edhe pushka e gjeneral Xheladin Gashit – Plaku.

 

Plaku kurdoherë ishte në krah të shokëve tanë- luftëtarë si: Adem e Hamëz Jasharit, Azem Sylës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Nait Hasanit, Rexhep Selimit, Sokol Bashotes, Bislim Zogajt, Ali Abazit, Emrush Xhemailit e shumë e shumë emrave të tjerë. Në mesin e firmave që u hodhën për themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është edhe firma e gjeneral Xheladin Gashit- Plakut e cila nuk do të thahet kurrë në historinë më të re të Kosovës. Ai deshi që Kosova të jetë e lirë mbi të gjitha, dhe për të nuk kurseu një jetë të tërë, ai edhe kur u sëmurë, pra edhe në shtratin e vdekjes nuk u dorëzua, pyeti shokët se çka ishin duke vepruar për Kosovën, dhe hijen e vdekjes e vuri në lojë!… Ai i priti shokët me humor, duke i forcuar ata moralisht, ai na la amanet që të vazhdojmë: përderisa të mos plotësohen aspiratat tona dhe amanetet e dëshmorëve tanë.

 

Si në rastin e parë, pra me 1981, kur plaku ishte në kulmin e pjekurisë, ishte edhe punëtor arsimi, nga ku jepte idetë dhe kontributin e pa shmangshëm te brezi i ri për t’i armatosur ata me idenë e fuqishme në shërbim të çlirimi të atdheut tonë të dashur. Shumë nga ata nxënës të plakut dje, u bënë ushtarë të lirisë sot, dhe pa dyshim se do të jenë ndërtues të shtetit të Kosovës nesër. Është fakt i pa mohuar se pranvera ka marrë me vete edhe shumë lule tjera të Kosovës, si komandantin legjendar- dhe siç e mori edhe Plakun tanë vitin e kaluar më 21 mars.

Eh, mars, mars!… Gjeneral Xheladin Gashi, lindur e rritur në gjirin e Kosovës së zhuritur, me varfërinë mbi kokë si edhe shumë nga fëmijët tjerë të Kosovës, por jo të pa shpresë. Ai u shkollua me shumë sakrificë e përpëlitje, pa mundur të shmangej nga kthetrat e skamjes.

Mirëpo kjo gjendje nuk e gjunjëzoj plakun dhe shokët e tij të idealit që një ditë të mendojnë edhe ndryshe. Ata kujtuan me respekt bijtë e popullit tonë, bijtë e sakrificës si Fazli Grajqevcin, Adem Demaçin e shumë e shumë të tjerë.

Ata punuan, prandaj edhe nuk u ndalen me kaq, pra vetëm me kujtimet, ata vepruan pa ndalur ditë e natë, ata quan në vend amanetet e tyre, ata sakrifikuan për të tjerët, ata nuk pushuan për as një çast, ata çështjen e atdheut e vunë mbi të gjitha, ata jetën e vet e vunë peng në altarin e lirisë së popullit të Kosovës, ata i dolën vdekjes për ballë dhe i thanë: Ja ku jam! Ata nuk vepruan të veçuar, por në bashkërendim me shokët duke i ngjeshur radhët me organizim të mirëfilltë- të vetëdijshëm se vetëm kështu mund të arrihet diçka, të bindur se vetëm kështu mund të fitohet. Këtu edhe fillon lidhja e zinxhirit që pushtuesi Jugosllav dhe shërbëtoret e tij, kishin menduar se e kishin këputur një herë e përgjithmonë.

 

Në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës që u mbajt vëren e 1993 se bashku me plakun ishim të deleguar nga bazat tona

 

Xheladin Gashi ishte  nga Këshilli i rrethit të Drenasit, dhe unë nga Këshilli i rrethit të Skenderajt. Aty kam parë madhështinë, qetësinë dhe filozofinë e plakut, ai kishte mendimin e avancuar dhe tepër largpamës për zgjidhjen e çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Ai mbështeste pa hamendje tezën dhe idenë se ishin pjekur kushtet për veprime luftarake kundër pushtuesit. Plaku, këtë mundësi e shihte si një, dhe të vetmen, prandaj kërkonte përgatitje dhe sakrifica nga të gjithë ne sa ishim aty. Plaku, nuk u ndal kurrë së vepruari në këtë drejtim, si në furnizim me armatime, në organizimin e radhëve, në trajnimin e tyre, në shërbim të logjistikës, në ndihmë të strehimit të popullatës në Kosovë dhe Shqipëri, në mbështetje morale të tyre etj.

Plaku kurdoherë ishte në krah të shokëve tanë- luftëtarë si: Adem e Hamëz Jasharit, Azem Sylës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Nait Hasanit, Rexhep Selimit, Sokol Bashotes, Bislim Zogajt, Ali Abazit, Emrush Xhemailit e shumë e shumë emrave të tjerë. Në mesin e firmave që u hodhën për themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është edhe firma e gjeneral Xheladin Gashit- Plakut e cila nuk do të thahet kurrë në historinë më të re të Kosovës.

Ai kurrë nuk rrihte gjoks  e kurrë nuk çirrej e nuk fliste në vetën e parë, ai gjithmonë thoshte: Shokët! Plaku veproi edhe në diasporë, duke biseduar e bashkërenduar me bashkatdhetarët tanë anë e kënd Zvicrës e më gjerë, për t’i bindur ata që të ndihmohet UÇK- ja si e vetmja shpresë e popullit tanë e cila pa dyshim se flamurin e triumfit mbi barbarinë Serbe do ta ngriti në piedestalin më të lartë të lirisë.

Plaku jetoi dhe veproi pa shikuar mbrapa, ai rrugëtoi vetëm drejt, ai nuk u ankua kurrë nga hallet e jetës, atë nuk e mundi kurrë lakmia për pushtet, as smirëzia kundër të tjerëve.

 

Ai deshi që Kosova të jetë e lirë mbi të gjitha, dhe për të nuk kurseu një jetë të tërë, ai edhe kur u sëmurë, pra edhe në shtratin e vdekjes nuk u dorëzua, pyeti shokët se çka ishin duke vepruar për Kosovën, dhe hijen e vdekjes e vuri në lojë!… Ai i priti shokët me humor, duke i forcuar ata moralisht, ai na la amanet që të vazhdojmë: përderi sa të mos plotësohen aspiratat tona dhe amanetet e dëshmorëve tanë. Pranvera na e mori plakun për t’na e hequr një lulëkuqe nga kopshti ynë i dashurisë njerëzore- duke i dhuruar dëshmorëve të kombit tanë në mesin e tyre edhe një lulëkuqe të freskët. Lavdi jetë dhe veprës së Xheladin Gashit- Plakut.

 

PLAKU

 

E përbuzi të djeshmen

Me vdekjen u tall

Në përqafim të së nesërmes

Amshim…

S’ishte futur rastësisht

Në shërbim të atdheut

Prandaj rrugëtoi

Qetë e

Vertikalisht

Plaku

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …