Mathew Palmer

M. Palmer: Ne nuk angazhohemi, por as e përjashtojnë korrigjimin e kufirit me marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, ka bërë thirrje që Kosova ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë. Ai gjatë qëndrimit në Zagreb ka thënë për mediet se një marrëveshje e ardhme Kosovë-Serbi për njohjen e ndërsjellë, mund të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit.  “Ne nuk  angazhohemi, por as  e përjashtojnë një marrëveshje në mes të dyja vendeve, që mund të përfshijë gjëra të tilla”, ka thënë Palmer para gazetarëve, shkruan gazeta kroate. Taksa ndaj produkteve serbe duhet të pezullohet sepse Rusia me aktivitetet e saja është duke prishur punë në Ballkan. Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina do të duhet ta pezullojë taksën, qoftë edhe për 120 ditë apo 150 ditë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë, ka saktësuar Palmer.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Mosmarrëveshjet në mes të dy palëve janë burim i destabilitetit dhe normalizimi i tyre përforcon mundësinë e integrimit evropian për të dyja vendet. Ne përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE dhe besojmë se çdo marrëveshje duhet të bëhet në nivel lokal, që do të ishte gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme”. “Thelbi i kësaj është njohja reciproke e të dy shteteve: Njohja e Kosova nga Serbia si shtet i pavarur dhe njohja e Serbia nga Kosova si vend fqinj”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …