leoni

M. Zukorliq: Është politikë skizofrenike ajo e cila ndryshe sillet me serbët e Bosnjës e ndryshe me myslimanët e Sanxhakut

M. Zukorliq: Është politikë skizofrenike ajo e cila ndryshe sillet me serbët e Bosnjës e ndryshe me myslimanët e Sanxhakut

Me rastin e vizitës së nënkryetarit të kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, dhe ministrit Denis Zvizdiq, në Novi Pazar të Sanxhakut dhe pjesëmarrjes së tyre në një aktivitet kulturor, kanë reaguar zyrtarët e lartë të Beogradit, të cilët pretendojnë se vizita e tyre është e paligjshme dhe nuk mund të barazohet me vizitat e kryeministrit të Serbisë Vuçiq, në Sarajevë, meqë sipas tyre  ata vizitojnë Republikën Serbe e cila është e njohur ndërkombëtarisht si entitet. Duke reaguar lidhur me këtë qëndrim të njëanshëm të Beogradit, kryetari i Partisë Demokratike të Sanxhakut, ish myftiu i Bashkësisë Islame, tani deputet i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë,  Mumaer Zukorliq ka deklaruar se “është politikë skizofrenike ajo e cila ndryshe sillet  për serbët e Bosnjës e ndryshme për myslimanët e Sanxhakut, në Serbi. Ata duhet ta ndërrojnë standardin. Mendoj se Milorad Dodik është një e keqe e madhe për Serbinë dhe Beogradi nuk duhet ta mbështesë. Fati i Serbisë nuk duhet të ndërtohet me destrukcion kundër Bosnjës e Hercegovinës. Dodiku pretendon që me kërcënime ta ndajë entitetin serb të Bosnjës. Një veprim i tillë është i pamundshëm dhe desatabilizues për Serbinë, ka thënë mes tjerash në reagimin e tij, Muamer Zukorliq.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …