leoni

Maia Sandu: Disa sulme të supozuara në rajonin e shkëputur të Transdniestrisë ishin përpjekje për përshkallëzim të tensioneve

Maia Sandu: Disa sulme të supozuara në rajonin e shkëputur të Transdniestrisë ishin përpjekje për përshkallëzim të tensioneve

Kryetarja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se disa sulme të supozuara në rajonin e shkëputur të Transdniestrisë  ishin përpjekje për përshkallëzim të tensioneve. Ajo fajësoi “fraksionet pro-luftës” brenda administratës së këtij territori. Zonja Sandu foli për mediat pas takimit të Këshillit Suprem të Sigurisë së Moldavisë, pas pretendimeve nga autoritetet në këtë rajon se dy antena të radios ishin dëmtuar nga shpërthimet dhe një njësi ushtarake ishte shënjestruar më 26 prill, në kohën kur tensionet janë rritur në rajonin që kufizohet me Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus.  Kryetarja Sandu u bëri thirrje qytetarëve për qetësi, teksa njoftoi se ka urdhëruar për masa të larta të sigurisë, përfshirë patrullime dhe postblloqe. “Ne dënojmë çdo sfidë dhe përpjekje për të tërhequr Republikën e Moldavisë që të marrë veprime që do të rrezikonin paqen në vend. Ne vazhdojmë të insistojmë një zgjidhje paqësore për konfliktin në Transdniestri”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …