Pandeli Majko

Majko: Me dëshirë e mall po e ndjek mbërritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve që ndihmuan Kosovën 20 vite më parë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka bërë me dije se me dëshirë e mall po e ndjek mbërritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve, të cilët e ndihmuan Kosovën 20 vite më parë. “Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbërritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët. Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë veç detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.  Të përshëndet nga Tirana një nga ‘barbarët e zbritur nga pylli’”, ka shkruar Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Muriqi: LEGJIMITETI I VOTËS – PUSHTET I NËPËRKËMBUR

 KQZ ka rinumëruar mbi gjysmën e vendvotimeve të përfshira në procesin e verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka avancuar ndjeshëm procesi i …