​Lansohet Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë Prishtinë, 02.13.2017 (KosovaPress) Koha: 12:27 Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.Në këtë lansim u tha se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë.Rrahmani: Shëndetësia më në fund po trajtohet me prioritet Video 04:43Miratimi i këtij dokumenti nga Qeveria e Kosovës me një format të tillë dhe më një përmbajtje gjithëpërfshirëse po tregon se shëndetësia më në fund po trajtohet me prioritet. Strategjia sektoriale e shëndetësisë 2017-2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës. Qëllimi i hartimit të këtij dokumenti është jetësimi i vizionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e Kosovës”, tha Rrahmni.Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësorë sipas ministrit ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimeve të reformës në sistemin shëndetësor.Rrahmani: Analiza e gjendjes aktuale ka paraqitur nevojën për zbatim të reformësVideo 05:23“Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimit të reformës në sistemin shëndetësor, qoftë në aspektin e riorganizimit të sistemit aktual dhe institucioneve gjegjëse, ashtu edhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit si dhe të gjitha hallkat tjera të ndërlidhura me sektorin e shëndetësisë. Karakteristikat demografike të popullatës orientojnë zhvillimin e sistemit shëndetësor kah ruajtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës, duke fuqizuar kujdesin parësor si shtyllë të sistemit shëndetësor, me theks të veçante në promovim të mënyrave të shëndetshme të jetesës.”, tha Rrahmani.Ministri gjithashtu tha se Ministria e Shëndetësisë duke qenë e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka do të ndikojë dhe do të punojë në hartimin e politikave dhe dokumenteve strategjike të cilat kanë për qëllim funksionimin e sistemit shëndetësor që në qendër ka pacientin me qëllim të përmbushjes së kërkesave të tij.Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit Isa Mustafa për Shëndetësi, tha se strategjia sektoriale 2017- 2021, ka qenë e nevojshme për kohën dhe ofron kornizën se si do të funksionojë shëndetësia në pesë vitet e ardhshme. Mustafa: Strategjia do të tregojë për punën dhe zhvillimin për pesë vitet e ardhshmeVideo 07:47“Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2017-2021 të cilën Ministria e Shëndetësisë po e lanson sot zyrtarisht ka qenë e nevojshme për kohën dhe kjo ofron kornizën për atë se si sektori i shëndetësor në Kosovë do të punoj dhe zhvillohet gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha ajo.Gjithashtu, ajo tha se kabineti i kryeministrit premton se sektori i shëndetësisë do të gjejë mbështetje në këtë institucion për përmirësim të shëndetësisë së Kosovës. Ambasadorja e Luxemburgut, Anne Dostert, tha se miratimi dhe lansimi i kësaj strategjie tregon përkushtimin për të përmirësuar shëndetësinë kosovare.Dostert: Miratimi i strategjisë tregon përkushtimin për përmirësimin e shëndetit Video“Miratimi i Strategjisë së Shëndetësisë tregon përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar shëndetin e popullit të Kosovës. Përmbushja e kësaj strategjie dhe në fund suksesi do të matet se sa mirë do ta implementoni këtë strategji”, tha ajo.Naim Bardiqi, drejtori i Departamentit për Zhvillimi Strategjik Shëndetësor, tha se duke pas parasysh sfidat në sektorin e shëndetësisë, Ministria ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor.Bardiqi: Strategjia definon drejtimet dhe bartësit e zhvillimeveVideo 12:43“Duke pasur parasysh sfidat në sektorin e shëndetësisë, Ministria ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësorë dhe kjo reformë do të mbështetet në dokumentin e ri të politikave unike shëndetësore: Strategjinë Shëndetësore të Shëndetësisë 2017-2021, si dhe zbatimin e kornizës së re legjislative, duke definuar qartë drejtimet dhe bartësit e zhvillimeve, autorizimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore”, tha ai.Në këtë lansim u tha se strategjia reflekton prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e partneritetit publiko-privat, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mirëqenien sociale./KosovaPress/

Matthew Palmer: Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë për të gjitha çështjet

Zëvendës-ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Matthew Palmer tha se “Qartë ia kemi bërë të ditur autoriteteve të Kosovës se taksat për mallrat nga Serbia duhet të hiqen ose të pezullohen, por unë mendoj se idetë që shumë njerëz i kanë në Beograd, që SHBA-të mund ta detyrojnë Prishtinën që të sjellë disa vendime, janë të pavërteta dhe jo të drejta për Kosovën”. “Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë”, shpjegoi Palmer, por theksoi se SHBA-të kanë “një ndikim”, që përpiqen ta përdorin në mënyrë konstruktive. Siç theksoi ai, Uashingtoni do të donte që taksat të hiqen nga tavolina, pasi janë pengesë për përparim. “Beogradi, megjithatë, me Prishtinën duhet të negociojë për taksat, dhe jo me Shtetet e Bashkuara”, tha në mënyrë eksplicite Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …