Maksim Dimitrievski e ka cilësuar si të papranueshme ironinë e Edi Ramës për bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë se Veriut

Maksim Dimitrievski e ka cilësuar si të papranueshme ironinë e Edi Ramës për bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë se Veriut

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski e ka cilësuar si të papranueshme ironinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë se Veriut në proceset euro-integruese. Shakaja  e Ramës është e papranueshme, ai duhet t’i kërkojë falje Kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni ta ndërtoni ju Ballkanin e Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski në një postim të tij. Edi Rama i njohur për batutat e tij me vend e pa vend  e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”. Ndërsa kryeministri grek ishte duke prezantuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn një moment dhe tregon me gisht nga kryeministri maqedonas duke thënë se “ai është kryeministri i Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …